Lajme

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka të vdekur

05/09/2021 18:42
nga:M K

Ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiq.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti për GazetaBlic ka njoftuar se të përfshira ishin dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N., 66 vjeçar.

“Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orën 13:20, të datës 9 maj 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor “fsh Kçiq, ku të përfshira ishin dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion”, tha Zahiti për GazetaBlic.

LEXO EDHE:

I jepet lamtumira e fundit familjes Haliti nga Gjilani që vdiq në Shqipëri