Lajme

Aksident trafiku në Qafë të Duhlës, vdes një 40-vjeçare

07/08/2025 09:19
nga:Sh R

Një aksident trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur sot rreth orës 06:57 në magjistralen Suharekë – Shtime, në Qafë të Duhlës.

Në njoftimin e policisë thuhet se një çift shtetas Maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës, tek vendi i quajtur Qafa e Duhles një qenë endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humb kontrollin e motorit dhe janë përplasur.

Pasagjerja, D.M., 1985, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi, A.S., 1979, ka mbetur i lënduar dhe ka marrë ndihmën mjekësore.