Sot rreth orës 18:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për “Gazeta Blic” se “si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor”.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


