Lajme

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen tre persona

06/10/2021 19:22
nga:Y I

Sot rreth orës 18:20 ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘’Sot rreth orës 18:20 në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona’’, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit me rastin po vazhdonë të merret njësiti i trafikut.

Eksperti i komunikacionit tregon masat që duhet të ndërmarrin institucionet për zvogëlimin e numrit të aksidenteve