Lajme

Aksident trafiku në Podujevë, lëndohen dy persona

10/23/2023 09:53
nga:N K

Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Podujevë.

Sipas policisë në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Bëhet e ditur se të lënduari kanë pranuar trajtim mjekësor.