Lajme

Aksident trafiku në Krujë, 23-vjeçari godet për vdekje një të moshuar

11/19/2023 20:35
nga:G B

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sontme në Krujë.

Një 23-vjeçar ka përplasur një 77-vjeçar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje, shkruan Abcnews.

Bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.