Lajme

Aksident trafiku në hyrje të Klinës, një veturë përfundon jashtë rrugës

12/13/2023 22:37
nga:Y I

Një tjetër aksident u shënua mbrëmjen e sotme në hyrje të Klinës, më saktësisht te rrethrrotullimi që lidhet me Prishtinën dhe Pejën.

Siç shihet një veturë ka përfunduar jashtë rrugës dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia, teksa vetura e cila ka pësuar dëme materiale është larguar nga aty./Sinjali/