Lajme

Aksident trafiku në Gjakovë, lëndohet një këmbësorë

02/20/2022 20:44
nga:Q R

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur sot në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.

Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur derisa vozitësja kishte qenë duke drejtuar automjetin përgjatë rrugës Pejë-Gjakovë dhe me të arritur në rrugën e lartcekur me pjesën e parme të anës së djathtë ka goditur këmbësorin.

Si pasojë e goditjes këmbësori ka pësuar lëndime trupore meqë rast edhe është dërguar për trajtim.

“E dyshuara është ndalur dhe i kishte dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore. Për shkak të lëndimeve është dërguar në spital dhe sipas mjekut kujdestar, viktima kishte frakturë në këmbën e majtë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Maqedoni e Veriut: Shtatë të vdekur dhe 668 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit