Lajme

Aksident trafiku mes dy veturave në Podujevë, lëndohen dy persona

08/02/2022 14:47
nga:N M

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili është shprehur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë mbetur dy persona të lënduar.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasjë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, është shprehur Borovci.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, shtoi ai.