Lajme

Aksident trafiku, lëndohen pesë persona në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok

10/11/2022 12:48
nga:Genita C

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok.

Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona janë lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin zhabër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth orës 10:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, në segmentin rrugorë fshati Zhabar ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.