Lajme

Aksident në Tiranë, humb jetën drejtuesi i mjetit

05/04/2024 22:08
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, një person ka humbur kontrollin e mjetit të tij duke rënë në lumin Lana.

Për pasojë personi me inicialet Xh.H. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën”,-thuhet në njoftimin e policisë.