Lajme

Aksident në Suharekë, dalin pamjet e veturave të rrokullisura, Policia deklarohet per rastin

07/31/2023 20:43
nga:G C

Një aksident ka ndodhur në Suharekë, saktësisht në rrugën Vraniq-Bukosh, ky dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin  e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me ato të huaja.

Të dy të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

”Aksidenti ka ndodhur në ora 18:55 në rrugën Vraniq-Bukosh. Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, njëra me targa vendore tjetra me targa të huaj. Kemi të lënduar dy të lëdnuar, pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Suharekë, njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Me këtë rast është duke u marrë njësiti rajonal që po merret me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Gashi.