Lajme

Aksident në Sllatinë, s’dihet nëse ka të lënduar

11/18/2025 19:51
nga:G B

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.

Në video shihen dy vetura të përfshira dhe policia në vendin e ngjarjes.

Klankosova ka kontaktuar me policinë, por deri në publikimin e lajmin nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.