Lajme

Aksident në Skivjan të Gjakovës, një i vdekur dhe një i lënduar

03/18/2024 09:19
nga:G B

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore, në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Skivjan të Gjakovës, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai thotë se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në QKUK, e më vonë njëri nga ta ka ndërruar jetë.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për  pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thotë Elezaj për Gazeta Blic.