Lajme

Aksident në Shupkovc, 8 persona përfundojnë në spital

11/03/2021 19:34
nga:M K

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:20 në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Shupkovc dhe si pasojë tetë persona kanë pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc.

Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një automjet, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor.