Lajme

Aksident në rrugën Shtime-Dulë, lëndohen tre persona

06/25/2022 10:50
nga:Genita C

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shtime-Dulë.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Të lënduarit me Emergjencën e Qendrës Mjekësore të Shtimes, janë dërguar në QKUK.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ku janë lënduar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim mjekësor në QKUK”, tha Gashi.

Ai tha më tej se njësia e trafikut është duke u marrë me rastin.