Një 16 vjeç֛ar humbi jetën në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm (24 gushtit 2021) në aksin Shkodër – Velipojë
Aksidenti është shënuar rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”
Banuesi i lagjes “10 Korriku”, Shkodër, “duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një mjet buqësor (motokorrëse) që po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses 16 vjeçari banues në fshatin Trush”
Shoferi është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme.
“Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës)” informoi sot policia e Shkodrës
Shoferi është identifikuar me inicialet L.L
Ndërsa adoleshenti që humbi jetën me inicialet O. T.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


