Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, përfshihen tri vetura

10/31/2021 13:53
nga:Gazeta Blic

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll.

Në këtë aksident, sipas pamjeve shihet se janë përfshirë tri vetura.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ndërkohë që ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.