Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, lëndohen tre persona

11/19/2021 20:26
nga:M K

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Lipjan, me ç’rast tre persona janë lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për GazetaBlic se në aksidentin që ka ndodhur ë rrugën magjistrale Prishtinë – Lipjan, janë përfshirë tri automjete.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

GazetaBlic do t’iu informojë për çdo informacion të ri lidhur me këtë aksident.

Blerta Deliu: Nuk mendoj se grupi “Kumanova” janë terroristë