Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, lëndohet një këmbësore

04/30/2021 17:05
nga:Y I

Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një këmbësore e cila ka marrë tretman mjeksor.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.