Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona!

10/04/2025 17:58
nga:Y I

Sot rreth orës 17:10 ka ndodhur një aksident rrugën Prishtinë -Ferizaj.

Në këtëaksident kanë qenë të përfshira tre automjete ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:10 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal” konfitmoi Ahmeti për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/