Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj rreth orës 09:00.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira gjashtë automjete (2 prej tyre në lëvizje ndërsa 4 të parkuara).
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira gjashtë automjete (2 prej tyre në lëvizje ndërsa 4 të parkuara).Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.


