Lajme

Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, lëndohen katër persona

08/25/2021 10:26
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa Policia është duke u marrë me rastin.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, tha se nga ky aksident katër persona janë lënduar.

Të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe aty janë duku u trajtuar nga ekipet mjekësore.