Lajme

Aksident në rrugën ”Muharrem Fejza”, lëndohet një person

06/17/2023 17:17
nga:Y I

Një person i cili ishte duke ecur me  motoçikletë është lënduar pas një aksidenti që kishe më një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 16:00 ne rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.Si pasojë e aksidentit një person(ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.