Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Aksidentin e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar në tretman mjekësor.
“Sot rreth ores 07:30 në rrugën Mitrovicë- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe një verurë.
Si pasojë e aksidentit janë lenduar 2 përsona të cilët jamë dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merren njësiti i trafikut.”, tha Ahmeti.