Lajme

Aksident në rrugën Mitrovicë- Pejë, lëndohet një person

03/21/2024 17:09
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në fshatin Lushtë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se lëndime ka pësuar shoferi.

“Rreth orës 14:50, është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Lushte- ka ndodhur një aksident trafiku me lendime e perfshire nje veturë civil me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar shoferi i cili ka kërkuar tretman mjekësor.”