Lajme

Aksident në rrugën Milloshevë-Prishtinë, lëndohet një person

02/11/2025 09:45
nga:N K

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident me lëndime në rrugën Milloshevë-Prishtinë, shkruan GazetaBlic.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, me ç’rast ka mbetur i lënduar një person.

Aksidentin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Milloshevë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, tha Ahmeti.