Lajme

Aksident në rrugën Malishevë-Rahovec, lëndohen dy persona

02/15/2022 20:18
nga:Y I

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Malishevë- Rahovec, konkretisht në fshatin Dragobil.

Me këtë një autoambulancë e ka goditur një veturë.

Kështu bëri të ditur  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj.

“Autoambulanca në tejkalim të pasigurtë e godet veturën. Dy persona janë lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të vogla materiale”.

25 viktima dhe një mijë e 269 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut