Lajme

Aksident në rrugën Makedonska Kamenicë -Vinicë, humb jetën një 42-vjeçar

05/09/2024 14:18
nga:Y I

Një shofer 42 vjeçar nga Dellçeva ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Makedonska Kamenicë – Vinicë.

Automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.

“Me datë 08.05.2024 në ora 22:20 në Stacionin Policor Vinicë është raportuar se në rrugën kryesore Makedonska Kamenicë – Vinicë, në vendin e quajtur “Kamenolom”, automjeti “Volkswagen Tiguan” me targa të Dellçevës, i drejtuar nga D.J. (42) nga Dellçeva, ka dalë nga rruga.

Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa nga ana e mjekut të Urgjencës Mjekësore është konstatuar vdekja e tij”, thonë nga MPB.

Pasagjeri D.G (33) nga Dellçeva ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit” në Shkup.