Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Gollaku” në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00 në rrugën ‘Gollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”


