Lajme

Aksident në rrugën Gjilan – Kamenicë, dy të lënduar

03/16/2023 17:35
nga:G B

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Petroc të Kamenicës, ku ishin të përfshira dy vetura.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Pas tretmanit mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan janë liruar për në shtëpi”, tha Osmani.