Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Prizren.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.
Lajmin për Gazeta Blic, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.
Sipas tij, rasti është duke u trajtuar nga njësiti i trafikut rajonal.
“Në fshatin Bishtazhin-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 12:50 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale deri më tani është raportuar për një person të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.