Lajme

Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

05/28/2021 17:08
nga:Y I

Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën ‘Skënderbeu’ në Podujevë.

Askidenti ka ndodhur mes tri veturave ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën Skënderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të tri veturave ( dy në lëvizje një e parkuar.
Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kerkuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut” tha Ahmeti.

 

Aksident me motoçikletë në Prishtinë, tre të lënduar