Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Pestovë të Vushtrrisë.
Aksidentin e bëri të ditur për GazetaBlic zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, aksidenti ka përfshirë dy vetura.
“Dy persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave në Pestovë,” tha Zahiti.