Një aksident mes dy veturave a ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës pasditen e së dielës. Për pasojë dy persona janë lënduar.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur ne fshatin Raushiq-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime trupore”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.


