Lajme

Aksident në Orikum, automjeti përplas 10 dhi dhe çobanin

04/30/2026 08:49
nga:G B

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Orikum-Vlorë.

Sipas informacioneve të Top Channel, një automjet ka përplasur dhjetë bagëti (dhi), si dhe çobanin.

Si pasojë, raportohet se të dhjetë bagëtitë kanë ngordhur, ndërsa i lënduar është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka pësuar traumë.