Lajme

Aksident në Milot-Mamurras, vdes nëna, 3 fëmijët dërgohen në spital

05/19/2022 07:49
nga:G B

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në askin e autostradës Milot- Mamurras.

Një makinë e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt, për pasojë një person ka humbur jetën gjatë rrugës në spital.

Në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe fëmijët.

Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndersa gruaja nuk ka mundur të shpëtojë, ndërsa polici po heton shkaqet e plota të këtij aksidenti.