Lajme

Aksident në mes të pesë automjeteve në Prishtinë, dy persona të lënduar

06/24/2021 12:28
nga:Gazeta Blic

Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të pesë automjeteve.

Policia e Kosovës njofton se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

Vitia flet për shkëputjen e kontratave për infermierët, Zemaj e quan mashtrues ordiner