Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në Mejë të Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:35.
“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin dhe hetimet për aksidentin po vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të detajeve të rastit”, tha ajo për Klanin.


