Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar

11/24/2021 17:27
nga:Gazeta Blic

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Gllamnik.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Kështu ka thënë për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.