Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ka të lënduar

12/25/2021 17:35
nga:Y I

Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person.

Policia ka thënë se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhë në ora 16:40 magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin në Lluzhan. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QMF në Podujevë”, ka konfirmuar policia.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia vazhdimisht bën apel për kujdes në komunikacion, sidomos gjatë stinës së dimrit kur kushtet e rrugëve janë më të papërshtatshme.

 

Dyshime për rrjedhje informatash për aksionin në veri, Sveçla thotë se po bëhen hetime intensive