Tre persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se dy nga të dyshuarit e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Jabllanicë po trajtohen në Spitalin e Pejës, ndërsa njëri është dërguar në QKUK.
“Në aksident janë përfshirë 2 vetura dhe janë lënduar 3 persona, të cilët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë. Dy po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri është dërguar në QKUK”, ka thënë Gashi për Gazeta Blic.
Ai ka thënë se policia është njoftuar rreth orës 04:44 për aksidentin, derisa ka shtuar se njësiti policor është duke u marrë me rastin./GazetaBlic/


