Nëntë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, raporton Gazeta Blic.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për Gazeta Blic, derisa ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një këmbaj.
“Rreth orës 17:40 në magjistralen Pejë-Prishtinë, janë përfshirë në aksident tri vetura dhe një këmbaj. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime nëntë persona. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi./Gazeta Blic/


