Një këmbësor rreth moshës 80 vjeçare ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një automjet në lëvizje sot rreth orës 11:21 në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se i lënduari është dërguar për tretman në QKUK.
“Në ora 11:21, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor (rreth 80 vj.). I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në” deklaroi Krasniqi për “Gazeta Blic”



