Lajme

Aksident në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, humb jetën një person

10/04/2022 21:41
nga:Y I

Sot rreth orës 19:15 minuta ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.

Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfimruar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën.Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.” tha Borovci për “Gazeta Blic”