Një aksident trafiku është raportuar sot rreth orës 12:15, në magjistralen Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel, shkruan Gazeta Blic.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me të lënduarë është raportuar rreth orës 12:15, i ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë segmenti rrugor fshtati Qubrel, një veturë e përfshirë, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor” tha Zahiti për “Gazeta Blic”


