Lajme

Aksident në Lluzhan të Podujevës, një person në rrezik për jetë

04/29/2024 23:28
nga:Lorik J

Aksident në Lluzhan të Podujevës, një person dërgohet në emergjencë, është në rrezik për jetë.

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë.

Këtë për Express e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Pacienti është në gjendje të rëndë, në rrezik për jetë”, tha Syla.