Lajme

Aksident në Lipjan mes një automjeti dhe motoçiklete, lëndohet një person

08/22/2023 20:47
nga:Genita C

Një aksident ka ndodhur në Lipjan, në mes një automjeti dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit ngatësi i motoçikletës ka pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

”Sot rreth orës 19:00 në Lipijan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.