Lajme

Aksident në Lezhë, ka të lënduar

01/14/2024 17:57
nga:G B

Një aksident ka ndodhur në dalje të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke e lënduar kështu drejtuesin e saj

I lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal Lezhë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën, shkruan TCh.

Pas këtij aksidenti, në këtë rrugë janë krijuar kolona të gjata.