Lajme

Aksident në kryqëzimin e Velanisë, përplasen dy vetura

08/11/2026 18:32
nga:L J

Një aksident trafiku ka ndodhur në kryqëzimin e Velanisë, në rrugën “Isa Kastrati”, ku janë përfshirë dy vetura, një Volkswagen Golf dhe një Volkswagen Passat.

Nga aksidenti, sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa veturat kanë pësuar dëme materiale.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, ndërsa mbetet të sqarohen rrethanat e aksidentit.